INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Një zë i ri nga Mitrovica sjell këngën ''PSE''! Shijojeni[VIDEO]

Publikuar më: 09:47 15-04-2019

Edmond Behrami sjell këngën e re “PSE”. 21 vjeçari është nga Mitrovica është një këngëtar i njohur në Shqipëri dhe Kosovë. Muzikën e ka filluar që në fëmijëri. Në vitin 2013, ka marrë pjesë në "The Voice of Albania 3". Është pjesë e labelit të njohur Elephant, në menaxhimin e këngëtarit të famshem Blero Muharremi. Ai bashkëpunon dhe me producentin e njohur Çekiç, ku edhe projekti i tij i radhës pritet të bëhet në bashkëpunim me të. Nëpër media të ndryshme, ka thënë se për momentin do të vazhdojë karrierën si këngëtar solo, por nuk përjashton bashkëpunimin edhe me këngëtarë të tjerë. 

Këngët e tij që ka lancuar deri më tani janë “Herët Apo Vonë” dhe “Dua Ta Di”, ku kanë marrë një vëmendje dhe pëlqim maksimal në mediat Kosovare.
Dje, ai ka lancuar dhe projektin e tij më të fundit “PSE”, që është prodhuar nga produksioni VoltMedia. Ju ftojmë që të klikoni në linkun e mëposhtëm që ta shijoni këngën.

Article Logic
Execution time: 0.0035600662231445