INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njerëz mos bëni gabim të përdorni këto veshje për Halloween, do dukeni si idiotë, ja çfarë duhet të vishni [FOTO]

Njerëz mos bëni gabim të përdorni këto veshje për Halloween, do dukeni si idiotë, ja çfarë duhet të vishni [FOTO]

Publikuar më: 12:16 19-10-2017

Nëse vishni veshjet që do iu tregoj më poshtë askush nuk do trembet nga ju apo të qeshë, prandaj bëni një përzgjedhje perfekte ne veshje që të dukeni sa më të frikshëm.

Si fillim duhet të shmangni disa veshje që mund të bëjnë dhe të tjerët  që ndodhen rreth jush të ndihen keq, si për shembull veshjet rraciste, seksiste, homofobe, transofobe etj.

Këto lloj kostumesh nuk jua sugjerojmë sepse fundja është një festë dhe nuk ka arsye që dikush të mërzitet. Të bardhëve iu hoq automatikisht e drejta për të ndryshuar ngjyrën e lëkurës për qejf, qëkur njerëzit me ngjyrë u skllavëruan dhe shfrytëzuan vite më parë. Pra nëse mendoni se të maskohesh si Barack Obama për Halloween është argëtuese, në fakt nuk është. Është raciste, shkruan the independent

Mos përdor kulturën e dikujt tjetër si kostum, mos e vishni kurrë kostumin e Anna Frank sepse të tallesh me kujtimin e dikujt që është vrarë brutalisht nuk është aspak e këndshme.

Mos u vesh si i “çmendur” apo pacient me të meta mendore. Duke veshur një këmishë të bardhë ose duke përdorur një sëpatë duke u thënë njerëzve që jeni arratisur nga psikiatria nuk do t'ju bëjë me më shumë miq.

5661e9d019560915c46aadbd4c541a32.jpg20161030143429598646wefg.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039348602294922