INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Njerëzit që jetojnë në zona të gjelbëruara rrezikohen më pak nga sëmundjet e zemrës dhe vdekjet e hershme

Njerëzit që jetojnë në zona të gjelbëruara rrezikohen më pak nga sëmundjet e zemrës dhe vdekjet e hershme

Publikuar më: 10:35 06-12-2018

Jetesa pranë rrugëve me pemë dhe afër parqeve ju mbrojnë nga sëmundjet e zemrës dhe vdekja e hershme. Studiuesit amerikanë analizuan shëndetin kardiovaskular tek më shumë se 400 njerëz në të gjithë SHBA duke përdorur mostrat e urinës dhe gjakut. Ata pastaj matën nivelin e gjelbërimit dhe cilësinë e ajrit të shtëpisë duke përdorur imazhet satelitore të NASA. Rezultoi se njerëzit që jetonin në zona të gjelbëruara apo afër parqeve publike aftësi më të larta për të riparuar enët e gjakut dhe më pak stres. Kjo u konstatua te të gjithë ata që banonin në zonat e gjelbëruara pavarësisht nga mosha, gjinia, etnia, madje edhe nga statusi i tyre i pirjes së duhanit. Ekspertët thonë se gjetjet theksojnë rëndësinë e aksesit në hapësira të gjelbëruara për të gjithë. Por kjo është më pak e zakonshme në komunitetet e pafavorizuara të cilat tashmë kanë një rrezik të lartë të sëmundjeve të zemrës dhe stresit. Studimi, i botuar të martën në revistën e Shoqatës Amerikane të Zemrës është i pari që statistikisht vlerëson lidhjen midis gjelbërimit dhe shëndetit të zemrës. Edhe një studim i botuar vitin e kaluar arriti në përfundimin se njerëzit që jetonin më pranë pyjeve kishin një shëndet më të mirë mendor sesa bashkëmoshatarët e tyre urbanë. Studiuesit gjetën se ata kishin funksionim më të mirë në rajonin e trurit që kontrollon emocionet.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00070810317993164
    array(1) { ["section"]=> string(111) "njerezit-qe-jetojne-ne-zona-te-gjelberuara-rrezikohen-me-pak-nga-semundjet-e-zemres-dhe-vdekjet-e-hershme-80823" }