INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me 50 artistët më të paguar për 2018-ën sipas Billboard

Njihuni me 50 artistët më të paguar për 2018-ën sipas Billboard

Publikuar më: 16:44 24-07-2018

-Në vendin e parë renditet grupi U2 i cili edhe vitin e kaluar klasifikohej në vendin e parë si më të paguarit. 

-Në vendin dytë renditet Garth Brooks, ndërkohë në vendin e tretë renditet Metallica, të cilët kanë shitur 1.4 milion kopje të albumit të tyre.


-Pas Metallica renditet Bruno Mars, i cili është ‘new entry’ në këtë listë dhe ka qenë i papritur fakti që ai renditet në vendin e katërt si ndër artistët më të paguar për 2018 sipas Billboard.


-Ed Sheeran renditet në vendin e pestë dhe kjo falë këngëve “Perfect” dhe “Shape of you”. Ai është edhe një ndër artiste që këngë e tij luhet me shumë në radio.


-Lady Gaga në vendin e gjashtë. Albumi i saj “Joanne” i ka siguruar asaj shuma të mëdha parash.


-Coldplay renditet në vendin e dhjetë, The Weeknd në vendin e 11-të, si një ndër artistët më të suksesshëm të momentit, më të kërkuar, por edhe ndër më të paguarit. Pas The Weeknd renditet Kendrick Lamar.


-Ishte e papritur për të gjithë ne që Jay Z renditet në vendin e 18-të si ndër artistët më të paguar të vitit 2018, gjithsesi shpresojmë shumë që pas turit OTR II të ardhurat e tij të rriten.


-Vendi i 30-të është për Britney Spears, një periudhë jo shkëlqimi për të për momentin. Ariana Grande në vendin e 42-të, Chris Broën në vendin e 46. Taylor Swift në vendin e 48-të. Ndërkohë që në vendin e 50-të, Billboard ka renditur The Chainsmokers.

Article Logic
Execution time: 0.0039100646972656