INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Njihuni me kategoritë e studentëve që përjashtohen nga tarifat[VIDEO]

Publikuar më: 11:29 22-11-2018

Qeveria ka shtuar kategori të tjera studentësh të cilët do të përjashtohen nga tarifat e studimit në universitete. Të gjithë studentët e rinj që kanë mestaren më të lartë se 9 dhe që vazhdojnë Universitetin në degën e mësuesisë, nuk do të paguajnë tarifën e studimit. Veç kësaj risie në total janë 11 kategori studentësh të tjerë që nuk do paguajnë tarifën e studimit. 

Ja kush janë kategoritë që s’do paguajnë:
-Studentët me aftësi të kufizuara, të vërtetuar me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë, si dhe studentët, që janë fëmijë të personave me aftësi të kufizuara.
-Studentët, familjet e të cilëve trajtohen ndihmë ekonomike të plotë apo të pjesshme si dhe studentëve deri në moshën 25 vjeç, që kanë vetëm njërin nga prindërit.
-Studentët, që kanë përfituar statusin e jetimit, deri në moshën 25 vjeç.
-Studentët deri në moshën 25 vjeç, që kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë.
-Studentët deri në moshën 25 vjeç, që janë identifikuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë përfituar statusin ligjor për trajtim si viktima të trafikut të qenieve njerëzore.
-Studentët, që janë fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës, të konfirmuar nga ministritë përgjegjëse.
-Studentët romë dhe ballkano-egjiptianët, të konfirmuar si të tillë nga ministria përgjegjëse Për mirëqenien sociale.
-Studentët fëmijë të ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist ose fëmijë me prindër të dënuar politikë me heqje lirie.
-Studentët e shkëlqyer që rezultojnë me notën mesatare vjetore 10, për studentët e regjistruar në vitet pas të parit
-Studentët e shkëlqyer, me notë mesatare maksimale nga sistemi i arsimit të mesëm të lartë, që ndjekin studimet në një program studimi të ciklit të parë, në programet e studimeve me karakter profesional dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë në institucionet publike të arsimit të lartë.

Article Logic
Execution time: 0.0034768581390381