INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me mini-kompjuterin, i vogël sa një kokërr orizi [FOTO]

Njihuni me mini-kompjuterin, i vogël sa një kokërr orizi [FOTO]

Publikuar më: 15:58 23-06-2018

Krijohet kompjuteri më i vogël në botë, vetëm 0.3mm i gjatë.

Specialistët e Universitetit në Miçigan u shprehën se kompjuteri është aq i madh sa një kokërr orizi.

Megjithatë ata nuk janë të sigurt nëse paisja e krijuar prej tyre do të mund të cilësohet një kompjuter me të gjitha parametrat sepse humbet programimin sapo ndizet.

IBM e prezantoi mini kompjuterin gjatë konferencës së mbajtur në Mars.

Pajisja është projektuar duke përdorur një sensor precizioni që konverton temperaturat në intervale kohore, të përcaktuara me impulse elektronike.

Kompjuteri mund të ndiejë temperaturat në zonat më të vogla.

Studiuesit shpresojnë se pajisja mund të përdoret për të çuar përpara përpjekjet në onkologji dhe në vlerësimin e trajtimeve të kancerit.

kopmjuter.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0035791397094727