INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Njihuni me restorantet më të lira të botës mes tyre dhe ato shqiptare[VIDEO]

Publikuar më: 14:07 19-03-2018

Çmimet në restorantet shqiptare rezultojnë nga më të lirat në botë. Sipas perceptimit të konsumatorëve në 2017 dhe të renditura nga portali ndërkombëtar që merret me kostot e jetesës Numbeo.com, Shqipëria është shteti i 22-të në botë nga afro 100 të marra në analizë për restorantet më të lira. Një vit më parë vendi ynë renditej i 24. Sipas studimit në Shqipëri mund shijosh një drekë me tri pjata për dy persona në një restorant mesatar për afro 16 euro. Po në rajon çmimet më të lira i gjen në Kosovë, pasi për një dreke, dy persona në një restorant të nivelit mesatar, mund të paguajnë vetëm 12.5 euro. Më pas rendite Maqedonia si vendi i dytë më i lirë në rajon, ku një dreke kushton 13.8 euro, ndërsa Bosnja vendi i tretë, me 15.3 euro.

Në botë restorantet më të lira janë ato aziatike. Në Bangladesh mund të konsumosh një drekë për dy persona për vetëm 6.8 euro. I dyti më i lirë është Pakistani me 7.3 euro dhe në vend të tretë është India.
Po më sa i përket çmimeve të restoranteve më të shtrenjta i pari është Zvicra, ku një drekë për dy persona me tre pjata kushton mesatarisht 85.5 euro dhe më pas Belgjika, Danimarka, Islanda, ku dreka do t’iu kushtojë jo më pak se 80 euro.

Article Logic
Execution time: 0.0029051303863525