INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me Samsug Galaxy Note9

Njihuni me Samsug Galaxy Note9

Publikuar më: 20:05 22-08-2018

Samsung njoftoi lançimin e produktit më të fundit të serisë premium Note, Galaxy Note9. Seria e Galaxy Note njihet për inovacionet e saj në teknologji dhe Galaxy Note 9 respekton traditën duke sjellë një telefon inteligjent premium që ofron performancën më të mirë të mundshme; një Laps S të ri; dhe kamerën më inteligjente Samsung deri më sot.

Njerëzit mbështeten në smartfonët e tyre për pothuajse çdo gjë që bëjnë - gjatë gjithë ditës, dhe përditë.


Ata kanë nevojë për një telefon që nuk do t'i lerë në baltë dhe Galaxy Note9 nuk zhgënjen:

Bateria 4,000mAh i Galaxy Note9, më e madhja ndonjëherë në një telefon Galaxy për ta përdorur gjatë gjithë ditës për të folur, për të shkruar mesazhe, për të luajtur dhe për të parë filma nga mëngjesi në darkë.

• Galaxy Note9 është në dispozicion me dy opsione të brendshme të memories - zgjidhni mes 128GB dhe 512GB. Dhe me mundësinë për të vendosur një kartë microSD, Galaxy Note9 mund të arrijë gati në 1TB e mund ta flini mendjen duke ditur se keni hapësirë të mjaftueshme për fotot, videot dhe aplikacionet tuaja të preferuara.

• Galaxy Note9 është një smartfon super i fuqishëm me procesor 10nm dhe suport për shpejtësitë më të madhe të rrjetit në treg (deri në 1.2 gigabit për sekondë) për të transmetuar dhe shkarkuar të dhëna pa u ngadalësuar. Galaxy Note9 gjithashtu përfshin një sistem ftohje lider në industri dhe një sistem për rregullim e algoritmit në mënyrë që të ofrojë një performance të fuqishme dhe njëkohësisht të qëndrueshme.

collagenorte9.jpg

Lapsi S Pen është veçoria dalluese e serisë Note - është ajo që ka lënë shenjë tek përdoruesit dhe ajo me të cilën Samsung ka zgjeruar nocionin e asaj se çfarë një smartfon mund të bëjë. Ajo që filloi si një mjet për të shkruar dhe vizatuar tani po ju jep më shumë fuqi dhe kontroll përdoruesve.

Tani me mbështetjen e Bluetooth Low Energy (BLE), Lapsi S i ri siguron një mënyrë krejtësisht të re për të përdorur smarfonin. Me vetëm një klikim, tani është e mundur të bëni selfie-t dhe fotot në grup, të prezantosh slidet, të luash video, dhe më shumë. Zhvilluesit mund të integrojnë funksionalitetet e reja dhe të përparuara të BLE edhe në aplikacionet e tyre më vonë gjatë këtij viti.

Galaxy Note9 gjithashtu ofron një eksperiencë PC-je me Samsung DeX. Përdoruesit mund të punojnë prezantimet e tyre, të modifikojnë fotot dhe të shikojnë emisionet e preferuara nga telefoni i tyre. Provoni Samsung DeX me adaptorë HDMI3. Në momentin që lidhet me një monitor, Galaxy Note9 mund të mundësojë një desktop të virtualizuar dhe madje të shërbejë si një ekran i dytë plotësisht funksional. Merrni shënime me Lapsin S Pen ne momentin kur po shikoni një video, ose përdorni Galaxy Note9 si një trackpad, për të klikuar me të djathtën, drag and drop, dhe të përdorni dritare të shumta në një monitor. Të qënit produktiv nuk ka qenë kurrë kaq e lehtë.
Me performancë më të lartë ditore, një Laps S të ri dhe kamera inteligjente, e asgjë nuk mund të kapë ritmin e jetës ashtu si Galaxy Note 9

 

-------------------------------------

MEQË JE KËTU

IN Smart të fton të na bashkohesh në grupin privat të Facebook ku mund të diskutojmë risitë e teknologjisë, problemet që ti mund të kesh me smartphone tënd dhe të njihemi me njëri-tjetrin në komunitetin më të madh dedikuar të apasionuarve pas teknologjisë.

 
Te cmendurit pas teknologjise - insmart.al
Facebook Group · 50 members
Join Group
Nje grup privat vetem per te cmendurit pas teknologjise! Bashkohu me ne ne grup, behu pjese e bisedave dhe nda informacione rreth tech, apps, mobile, ...
 
Article Logic
Execution time: 0.0039539337158203