INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Noizy fshiu këngën 'Bow Down' nga YouTube, Enca bën këtë veprim! [FOTO]

Noizy fshiu këngën 'Bow Down' nga YouTube, Enca bën këtë veprim! [FOTO]

Publikuar më: 18:00 08-09-2018

Dy prej personazheve më të njohur të showbiz-it shqiptar, Enca dhe Noizy, disa kohë më parë sollën bashkëpunimin e suksesshëm ‘Bow down’, i cili theu rekorde shikueshmërie në Youtube. Mirëpo së fundmi kjo këngë u fshi nga YouTube edhe pse kishte mbi 100 milion klikime. Të gjithë menduan se ishte Enca ajo që e kishte fshirë këtë video por e vërteta doli se ishte Noizy dhe këtë e tregoi vetë miku i ngushtë i Noizy, Don Vidi.

Por edhe pse nuk është më në YouTube, kjo këngë është nërepertorin e dyshes dhe këtë e ka treguar Enca në postimin e fundit në Instagram. Ajo pyet fansat e saj se cila është kënga e preferuar e tyre nga repertori i saj dhe nëse e shfletoni deri në fund shihni edhe "Bow Down". Kujtojmë se Enca tashmë po merret me realizimin e klipit të saj të ardhshëm dhe shumëshpejt ka premtuar surpriza nëpërmjet rrjeteve sociale./intv.al/

3c24a7f3-1890-4a67-a805-ddb7104c6c84.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033891201019287