INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Noizy i bën dhuratën e veçantë futbollistit të Arsenal, ai e quan VËLLA [FOTO]

Noizy i bën dhuratën e veçantë futbollistit të Arsenal, ai e quan VËLLA [FOTO]

Publikuar më: 18:28 28-08-2018

Noizy është padiskutim një nga reperat më të mirë shqiptarë këngët e të cilit janë shndërruar në hite dhe gëzon një publik të gjërë. Kjo shihet fare qartë në koncertet e shumta që ka zhvilluar, por ai gjithashtu i është futur edhe botës së biznesit. Prej disa kohësh, reperi i njohur ka nxjerrë në treg një linjë rrobash në vendin tonë dhe jo vetëm, por ai njihet edhe për miqësinë me futbollistin e njohur shqiptar Granit Xhaka.

Së fundmi, Graniti ndau një foto në Instagram pranë bashkëshortes teksa ka falënderuar reperin shqiptar, Noizyn për bluzën që i kishte dhuruar, e cila ishte e markës së reperit .

“Faleminderit vëllaut tim”, ka shkruar Graniti pë dhuratë, e cilën e kishte veshur gruaja e tij Leonita..

gran.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039610862731934