INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Noizy mburr veten duke “vjedhur” reperin amerikan, fansat e bëjnë për “ujë të ftohtë”, shihni si e “fëlliqin” publikisht: A mund të... [FOTO]

Noizy mburr veten duke “vjedhur” reperin amerikan, fansat e bëjnë për “ujë të ftohtë”, shihni si e “fëlliqin” publikisht: A mund të... [FOTO]

Publikuar më: 16:39 21-04-2018

Noizy sikur po përsëritet disa herë kjo! 

Noizy është një nga reperat më të suksesshëm shqiptar i cili numëron shumë fansa si brenda edhe jashtë vendit. Këngët e tij janë shumë të pëlqyera dhe i dëgjojmë në shumë ambiente të ndryshme. Por Noizy siç duket nuk e ka ndërmend të ndalet dhe gjatë gjithë kohës e shohim në koncerte të ndryshme apo në studio duke punuar për hit të ri.

Mirëpo nuk mund të mos vihet re fakti që ai ka një marrëdhënie shumë të mirë me Instagramin, por kur bën “gabime” fansat se kanë aspak problem t’i “tërheqin veshin”. E njëjta gjë ka ndodhur në një foto të postuar ditën e sotme nga reperi i cili shfaqet në një koncert dhe shkruan: “I used to pay attention, now attentions pays me”.

Menjëherë vërshuan komentet pozitive, por disa fansa tejet të vëmendshëm vunë re se kjo diçiturë është e kopjuar nga reperi me famë botërore, Lil Waynne, i cili këtë frazë e ka kënduar në këngën e tij “She will”.  Fansat ia kanë vënë në dukje Noizyt, madje një prej tyre i thotë: “a mund të jesh origjinal”. 

gegadadadv.jpg

 

Por mesa duket nuk është hera e parë që Noizy e përdor këtë shprehje, pasi e ka përdorur edhe në vitin 2016. Paska 2 vite që “Vëmendja” e paguan Noizyn.

 

dase.png

 

 

Article Logic
Execution time: 0.002816915512085