INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Noizy me stjuardesë personale, nuk do ta besoni cila është ajo [FOTO/VIDEO]

Noizy me stjuardesë personale, nuk do ta besoni cila është ajo [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 10:15 11-10-2017

Askush nuk e kishte menduar se mund të ishte ajo stjuardesa personale e reperit.

Mes shumë emrave të përfolur se kanë patur diçka me Noizyn, duket se vendin e parë e mban një stjuardesë. Ajo quhet Naomi Lareine dhe pas lakimeve të shumta për një histori me reperin, ka shumë mundësi që të dy ata të kenë vënë së fundi vulën në këtë histori. Kështu, Naomi ka publikuar një foto ku shfaqet Noizy me celular në duar dhe ku shkruan "Shikoni kë kemi këtu, Noizyn".

22447165_10212295545657092_870689126_n.jpg

Nga ana tjetër ka qenë ky i fundit që ka postuar në instastory një foto me Naomin duke e quajtur atë "Stjuardesë personale".

22471317_10212295546017101_736438950_n.jpg

Dyshja është parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit qoftë në koncerte apo ambiente të ndryshme për të mos folur për fotot që i tregojnë të afërt  përtej faktit që janë të dy pjesë e OTR. Madje një detaj tjetër që shton dyshimet se mes tyre ka më tepër sesa miqësi,është edhe fakti që 30 vjeçari gjatë kohës që ishte në Zvicër, ka qëndruar në shtëpinë e Naomit. 

yhyh.png

Vetë vajza është këngëtare dhe për hir të së vërtetës, nëse shikon disa nga coverat në instagramin e saj kupton se është një talent më vete në muzikë. Pyetja është pse akoma nuk kemi dëgjuar profesionalisht për të talentuarën Naomi? Mos ndoshta Noizy po pret momentin e duhur për ta lançuar me një duet që do të ishte një duet i bukur dashurie si ajo që ndoshta po përjetojnë aktualisht? /intv.al/ 

22407428_10212295545617091_437505609_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038108825683594