INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nora dhe Roberti mund t'a mohojnë ndarjen, por kolegët e tyre u nxjerrin sekretin sheshit! [FOTO]

Nora dhe Roberti mund t'a mohojnë ndarjen, por kolegët e tyre u nxjerrin sekretin sheshit! [FOTO]

Publikuar më: 14:59 07-07-2019

Këngëtarja Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë një nga çiftet më të përfolur në showbizz-in shqiptar dhe mund të themi se janë dhe ndër çiftet më të aluduar për një ndarje të mundshme. 

E megjithatë në daljet e tyre publike si Roberti dhe Nora kanë treguar se nuk janë të ndarë, ama dhe nëse kjo gjë do të ndoshte ata do të repsektonin njëri-tjetrin prej vajzës së tyre. 

Roberti i ftuar në një intervistë për emisionin "Gjes" i pyetur nga moderatorët për ndarjen nga Nora tha:

“Nëse ka diçka të vërtetë, shumë shpejt merret vesh. Edhe është diçka normale, edhe nëse është e vërtetë. Është shumë gjë normale”.

Ndërsa Nora në emisionin "Xing me Ermalin" tha:

“Unë i respektoj shumë gazetarët dhe i kam koleg mirëpo kur është një lidhje e gjatë, një martesë e gjatë patjetër që ka ulje-ngritjet e veta. Ne kemi 14 vite bashkë kështu që as lidhja jonë nuk ka qenë imune, por ne vazhdojmë të jemi prindër, bashkëshortë. Të ardhmen nuk mund ta parashikojmë”.

Mirëpo, sipas 'Panorama Plus' kolegët e afërt të tyre kanë treguar se në fakt ata mund të konsiderohen çifti i krizave, pasi në 14 vite bashkë kanë pasur disa raste kur janë përballur me mosmarrëveshjet.

Sipas tyre, çifti i famshëm e ka diskutuar aq shumë ndarjen sa janë shumë të përgatitur shpirtërisht për të jetuar të ndarë.

qethbrsdb.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037899017333984