INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk kam fëmijë? Edhe? Aktore të famshme që ende nuk janë bërë nëna.

Nuk kam fëmijë? Edhe? Aktore të famshme që ende nuk janë bërë nëna.

Publikuar më: 17:25 18-06-2018

Për shumë femra, dëshira e madhe për të bërë fëmijë është diçka e pashmangshme. Në mendjet e tyre, të kesh fëmijë ja vlen çdo lloj stresi, ndryshim trupi dhe përgjegjësie që prindërimi sjell. Për të tjerët, duket se nuk është në planet e tyre ose nuk ka ardhur akoma koha e përshtatshme .


Nuk jemi askush që të gjykojmë dëshirën që një grua ka rreth faktit nëse do fëmijë ose jo. Por fatëmirësisht, disa gra të suksesshme kanë ndarë opinionin e tyre se pse nuk duan të kenë fëmijë.

 

“Unë nuk jam një prind biologjik, por jam një prind. Kam shumë aktorë dhe aktore të reja të cilat i kam nën udhëheqjen time, gjithashtu kam shumë nipë dhe mbesa me të cilët jam shumë e afërt. Ka shumë mënyra se si mund të jesh një nënë ditët e sotme dhe nuk kërkon me patjetër përfshirjen e emrit tënd në çerfitikatën e lindjes së një fëmije.” Kim Cattrall, BBC Radio, Shtator 2015.

“Kjo është diçka që thuhet shumë shpesh për mua: që jam një grua e dhënë shumë pas karrierës, jam e fokusuar tek vetja ime, nuk dua të jem një nënë dhe se jam shuëm egoiste. Vetëm duke i thënë këto gjëra me zë të lartë ndjej një shtrëndim në zemër… Nuk më pëlqe presioni që njerëzit kanë mbi mua, qoftë dhe mbi gratë në përgjithësi- sepse sipas tyre ne kemi dështuar si femra sepse nuk kemi sjellë në jetë një fëmijë. Nuk mendoj se është e drejtë. Ti mund të mos kesh nxjerrë një fëmijë nga vagina jote, por kjo nuk do të thotë se nuk ke qënë si një mama për – qënin tënd, miqtë, fëmijtë e miqëve.” Jennifer Aniston. Allure. Janar 2015

“Nëse do kasha fëmijë, ata do më urrenin. Do kishin përfunduar në një emision si motra të Oprah Show dhe do flisnin kundra meje, sepse diçka në jetën time do shkonte keq dhe me shumë mundësi do ishin ata”. Oprah Winfrey, Dhjetor 2003

“Nuk ishte fati im. Mendoja se do ishte, prita që të ndodhte, por nuk ndodhi kurrë, dhe nuk me intereson më se çfarë njerëzit mendojnë për këtë subject.” Helen Mirren, British Vogue, Shkurt 2013

Article Logic
Execution time: 0.0053319931030273