INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Nuk kemi televizion", Rama zbulon se çfarë sheh dhe e pyet Zaho

Publikuar më: 11:58 05-06-2019

Kryeministri Edi Rama së bashku me me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj zhvilluan në një kafe një bashkëbisedim me banorët e njësisë nr 3.

Gjatë takimit, Rama përveçse foli për lejet e ndërtimit që duhet të jepen apo edhe projektin e “Unazës së Madhe” u ndal edhe te djali i tij i vogël, Zaho.

Rama zbuloi se në shtëpinë e tij nuk kanë kanale shqiptare dhe se Zaho, nuk është fare i informuar rreth situatës në vend.

Kreu i Qeverisë tha se djali i tij sheh vetëm filma vizatimorë, por edhe shpjegoi se emri i tij është edhe mysliman dhe i krishterë.

"Zaho është emër që e kanë përdorur historikisht edhe myslimanët edhe të krishterët. Është një emër që mishëron edhe konceptin në këtë aspekt. Ai se di çfarë punë bëj. Jam duke fol në telefon, më thotë ‘nuk je lodhur akoma.

Ne në shtëpi nuk kemi televizion shqip dhe nuk ka parë televizor. Ai sheh spidermanin dhe nuk është informuar për këto gjëra.”-tha Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0016891956329346