INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk më lexon...

Nuk më lexon...

Publikuar më: 17:44 16-06-2018

Nuk me lexon dot edhe pse rrekesh.

Une perdor kllapat per te thene ate qe sduhet!

Nuk me lexon dot edhe pse ndoshta mundesh.

Une e kam te padeshifrueshme gjuhen mes rreshtave!

Por rreku e kerko te germosh aty, ku nuk hap dot puse, anipse nuk ka burim uji atje ku ka shkemb!

Mua me pelqen te kundroj mundimin tend ne rrugen, qe cmesove ta ndertoje.

Une kam qene gjithmone nje keshtjelle, por ti e kuptove vetem nga distanca.

Ndoshta e kam fajin une, qe nuk i bej te dukshme bedenat!

E kam zakon ti bej te lehta gjerat... derisa te mbyll porten, qe me pare nuk e kishe dalluar.

Falenderojmë Ida Nurçe për shkrimin e publikuar në intv.al

Article Logic
Execution time: 0.0018429756164551