INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
O Zot, të lutem dua të të marr ca minuta kohë!

O Zot, të lutem dua të të marr ca minuta kohë!

Publikuar më: 15:23 23-07-2019

Degjo, e kam shume te veshtire te shprehem, ndaj dhe po te shkruaj, sepse shkrimi eshte arma ime e vetme.
Si fillim te falenderoj per mundesine qe me dhe te shkel mbi kete toke, sepse shume pak e paten ate fat. Ate dite me thane qe kam qare shume. Hahahha normal, si te gjithe bebet. Me rrite me dashurine e familjes dhe te falenderoj per kete! Me dhe force ne shume raste, kur mendoja se ishte fundi dhe qe kjo jete nuk ia vlente. Me zgjate doren, me ngrite dhe me dhe shtyse te ecja perpara, faleminderit serish!
Me plotesove deshiren, te beja nje shkolle te larte, me shume mund, por qe ia dola! Faleminderit Zot! Me dhe nje dore fat dhe gjeta mundesine, qe ajo shkolle mos me ikte kot. Me sakrifica te medha u futa dhe ne pune si pasoje e asaj shkolle. Faleminderit Zot, qe endrra ime me e madhe u be realitet. Une u bera gazetare. Idealet e mia po shndrisnin si xixellonja cdo nate ne mendjen time. Cdo nate mendoja, "neser do rregulloj kete dhe ate". Sa shume endrra me fale Zoti im! Faleminderit prej teje! Nuk di nese do mundem ndonjehere te te falenderoj aq shume sa e meriton! Besova cdo dite tek Ty, tek arsyeja jote se cdo gje e ben per mire, dhe qe cdo gje te keqe qe ma sjell, e sjell qe te me shijoje akoma me shume e mira! Une nuk u zhgenjeva kurre prej teje Zoti im. Nga njerezit shume, por nuk ua vura veshin kurre, ata ashtu jane gatuar; te duan te keqin e te perbuzin te mirin. Duan te mbajne gjarprin ne gji, sepse mendojne qe delja (ne kuptimin tend) iu prish pune. Nejse...
Ti e di shume mire se c'ben Zoti im. Ndaj gjej kohen edhe sot te te them FALEMINDERIT qe po shijoj akoma ajrin e kesaj toke dhe po shoh driten e diellit!

Falenderojmë Ida Nurçe për shkrimin e publikuar në intv.al

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0071370601654053
    array(1) { ["section"]=> string(49) "o-zot-te-lutem-dua-te-te-marr-ca-minuta-koh-99246" }