INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Obeziteti te fëmijët rrit me 30% rrezikun e prekjes nga astma

Obeziteti te fëmijët rrit me 30% rrezikun e prekjes nga astma

Publikuar më: 14:08 10-12-2018

Obeziteti është shkak për shfaqjen e një të katërtës së rasteve të astmës te fëmijët. Një studim amerikan sugjeron  se 10% e rasteve të astmës pediatrike mund të shmangen nëse fëmija bie në peshë. Studimi i kryer nga Sistemi i Shëndetit të Fëmijëve të Nemours  në Amerikë është ndër të parët që përdorë burimet e PEDS net, një rrjet i madh që mbledh të dhëna përmes vëzhgimeve dhe studimeve klinike në tetë sistemet më të mëdha shëndetësore të vendit. Studiuesit analizuan të dhënat nga më shumë se 500,000 pacientë të moshave 2 deri në 17 vjeç, të cilët morën më shumë se 19 milionë vizita mjekësore në gjashtë qendra shëndetësore pediatrike në periudhën 2009-2015. Autorët e studimit thonë se "astma është një sëmundje kronike tek fëmijët dhe disa nga shkaqet si gjenetikë dhe infeksionet virale gjatë fëmijërisë janë gjëra që nuk mund të parandalohen”.  Por obeziteti si faktor rreziku për astmë në fëmijëri mund të parandalohet. Fëmijët mbipeshë kanë një rrezik 30% më të lartë të zhvillimit të astmës sesa moshatarët e tyre. Për më tepër, obeziteti në mesin e fëmijëve me astmë dukej se rriste peshën e sëmundjes. Rezultatet treguan se nga  6-8 milion raste të astmës pediatrike të raportuara më parë në Shtetet e Bashkuara, 1 milion raste të astmës te fëmijët mund të jenë të lidhura drejtpërdrejt me obezitetin.

Article Logic
Execution time: 0.0025460720062256