INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ofendoi Encën dhe Noizy reagoi kështu, por shihni si ky pjesëtar i OTR e quante dikur këngëtaren [FOTO]

Ofendoi Encën dhe Noizy reagoi kështu, por shihni si ky pjesëtar i OTR e quante dikur këngëtaren [FOTO]

Publikuar më: 18:55 02-09-2018

Epo si duket shoqëria kuptohet në ditë jo të mira...

Enca dhe Noizy janë dy artistët shqiptarë më të kërkuar dhe përfolur në median online dhe rrjetet sociale. Dikur ishin “Mbreteresha dhe Mbreti”, por tashme u ndanë dhe sikush ka ‘mbretërinë e vetë’. U bë kohë që Enca nuk është më pjesë e OTR dhe tashmë po u tregon të gjithëve se është ‘SELFMADE’, pra se po ia del mbanë e vetme.

Por si duket suksesi i këngëtares nuk iu pëlqen të gjithëve, madje një nga pjesëtarët e grupit OTR, Don Vidi e ofendoi këngëtaren dhe vazhdon duke e ofenduar në komente të postimeve të tij, apo siç ndodhi së fundmi në postimin e Noizyt.

Në postimin ku Noizy pyet: Kush mund te ma shkruaje pak tekstin e Varrosit?, Vidi hedh kunja për Encën duke thënë: Shoqja derr’ dhe bën tag Noizyn. Për çudi, Noizy reagoi, ku ia kthen: E sakatove, leje’.

y65tytu.jpg

Por Don Vidi si duket ka harruar se postimet e tij të vjetra ende nuk i ka fshirë dhe një prej tyre e shihni më poshtë, ku quan "Mbretër" ish-dyshen Enca-Noizy. Por ka edhe postime apo komente ku i dërgonte këngëtares zemra dhe fjalë të tjera mjaft të mira. Po tani, pse me këto fjalë? Pse Don Vidit nuk i del inati me Encën?/intv.al/

14931d8f-5026-4d98-b215-e9fb87b452fa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032811164855957