INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ofendoi policinë dhe hodhi poshtë lajmet që u kap me drogë dhe u shtrua në psikiatri, mjeku nxjerr zbuluar Baby G [FOTO]

Ofendoi policinë dhe hodhi poshtë lajmet që u kap me drogë dhe u shtrua në psikiatri, mjeku nxjerr zbuluar Baby G [FOTO]

Publikuar më: 19:05 20-11-2018

Lajmi për arrestimin e reperes shqiptare Gordana Kingji e njohur si Baby G bëri bujë gjatë ditës së djeshme. Ajo u arrestua nga Policia e Kosovës, e cila i gjeti edhe lëndë narkotike. Sipas raportimit, reperja u gjet në një gjendje mjaft të rëndë shëndetësore për shkak të lëndëve narkotike që kishte konsumuar dhe përzierjeve të tyre.

Ditën e djeshme Baby G ka reaguar për herë të parë. Ajo ka postuar disa video në Instagram ku shfaqet me të atin teksa ironizon mbi arrestimin dhe ofendoi policinë.

Por ditën e sotme, “Prive” ka siguruar raportin mjekësor të këngëtares Baby G, ku vërtetohet se ajo ka mbërritur në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Në raportin mjekësor, sqarohet se ajo ka pranuar përpara mjekëve përdorimin e lëndëve narkotikëve, ndërsa ka refuzuar të marrë mjekimin dhe terapinë!

rpiv.png

Article Logic
Execution time: 0.0037229061126709