INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
OnePlus shton një TV të mençur në linjën e produkteve, lansohet vitin e ardhshëm

OnePlus shton një TV të mençur në linjën e produkteve, lansohet vitin e ardhshëm

Publikuar më: 11:04 18-09-2018

Duke fituar famë dhe sukses me telefonat OnePlus 5T dhe OnePlus 6, OnePlus me bazë në Shenzhen po kërkon të dërgoj biznesin e tyre në nivelin e ardhshëm me një lansim të propozuar të TV-së intelegjent për 2019.

CEO Pete Lau shkroi për forumet zyrtare të OnePlus për të njoftuar pajisjen argëtuese, duke deklaruar se kompania është “duke ndërtuar një produkt të ri premium të OnePlus, me cilësinë e imazhit dhe përvojën audio të kompanisë për të lidhur në mënyrë më të lehtë shtëpinë. ” Lau poashtu deklaroi, “ne e quajmë atë: OnePlus TV”.

Instagram Banner

Në njoftimin, i cili u shoqërua nga një imazh me fjalët “Our Next Step Forward”, Lau deklaron se kompania dëshiron “ta sjellë mjedisin shtëpiak në nivelin e ardhshëm të lidhjes inteligjente”, duke shtuar se “TV ka potencialin të jetë shumë më tepër se pajisja ku shikoni shfaqjet tuaja të preferuara “.

Duke përmendur pesë vitet e fundit të eksperiencës në prodhimin e telefonave dhe zhvillimin e sistemit operativ si bazë për hyrjen e kompanisë në dhomen e ndjenjes, OnePlus planifikon të vendosë aftësinë e saj për “thjeshtësi, efikasitet dhe funksionalitet inteligjent” për përdorim praktik në krijimin e TV – dhe ky është vetëm fillimi.

“Gjatë pesë viteve të ardhshme, zhvillimet në 5G dhe Inteligjenca Artificiale do të ofrojnë një hapësirë edhe më të madhe për të menduar se si të përmirësohet jeta siç e njohim”, tha Lau.

Aktualisht, nuk dihet nëse prodhuesi ka në plan të lëshojë OnePlus TV jashtë Kinës, megjithëse është ndoshta e sigurt të supozohet se do të shitet në të njëjtat territore ku kompania aktualisht shet telefonat e saj.

Article Logic
Execution time: 0.0033550262451172