INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Operacioneve plastike nuk u “shpëton” as Ronaldo, e pabesueshme si dukej portugezi disa vite më parë [FOTO]

Operacioneve plastike nuk u “shpëton” as Ronaldo, e pabesueshme si dukej portugezi disa vite më parë [FOTO]

Publikuar më: 11:50 17-08-2018

Futbollistët, si çdo “VIP” tjetër, falë parave të shumta që fitojnë, bëjnë çmos për të patur një imazh sa më të kuruar. Kjo, jo vetëm në planin sportiv dhe njerëzor, por edhe të pamjes së jashtme. Sigurisht, pjesa e kokës ka më shumë rëndësi, me shqisat që ndodhet në të. Veshët e mëdhenj, dhëmbët e prishur e të shtrembër, hunda e thyer apo e shtypur nga një përplasje, apo e lindur ashtu, janë shqetësimet kryesore të sportistëve të ndryshëm, të cilët kanë gjetur prej kohësh zgjidhjen tek operacionet plastike.

Për të bërë më shumë zhurmë se të gjithë, megjithatë, është padyshim ndryshimi i CR7. Në të kaluarën, Cristiano Ronaldo nuk ishte ai që ne shohim sot. Për vite, në fakt, ai mbante aparatin e drejtimit në dhëmbë dhe jo vetëm. Pas një kohe, duket se i është nënshtruar një operacioni tjetër për të përmirësuar edhe më shumë buzëqeshjen. Pra, ka një shpresë për të gjithë. Dhe, duhet të thuhet, vlen ndihma e parave.

 roni.png

Article Logic
Execution time: 0.0024819374084473