INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Opozita para Drejtorisë së Policisë në protestë, mes tyre dhe bashkëshortja e Bashës

Opozita para Drejtorisë së Policisë në protestë, mes tyre dhe bashkëshortja e Bashës

Publikuar më: 10:57 12-05-2019

Ka nisur protesta e paralajmëruar të opozitës para Drejtorisë së Policisë, nëpërmjet së cilës kërkohet lirimi i të shoqëruarve për protestën e mbrëmshme.

Përfaqësues të Partisë Demokraitke dhe të aleatëve të saj gjendjen para Drejtorisë së Policisë, ku shihet edhe bashkëshortja e kryedemokratit Lulzim Basha.

Ndryshe nga dje, sot protesta është duke u zhvilluar qetësisht. Zhvillimi i protestës së sotme u vendos mbrëmë vonë në një mbledhje të gjithë opozitës pas dhunimit të Sekretarit Organizativ të PD, Sait Dollapi nga policia.

Funksionari i PD-së sot në mëngjes u lirua, ndërsa aktualisht mbahen të arrestuar 50 persona dhe 40 të tjerë janë nën hetim. Të arrestuarit dyshohet se kanë ushtruar dhunë dhe kanë prishur qetësinë publike në protestën e katërt kombëtare që zhvilloi opozita një ditë më parë.

Nesër në orën 18:30 është vendosur që sërish opozita të jetë në shesh.

aurela_hoxha.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0029830932617188