INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Opozitarët nuk e lënë rehat Edi Ramën as në Facebook, ja kush i bën një koment kilometrik

Opozitarët nuk e lënë rehat Edi Ramën as në Facebook, ja kush i bën një koment kilometrik

Publikuar më: 13:25 27-07-2019

Kryeministri Edi Rama gjatë këtyre ditëve ka shpërndarë qëndrimet e disa artistëve për të mbështetur projektin për shembjen e Teatrit Kombëtar. Një prej artisteve që ai pretendoi se është për shembjen e teatrit ishte dhe Raimonda Bulku. “Minoranca e zhurmshme dhe e verbër teatralo - politike, nuk përfaqëson asfare opinionin e shumicës së komunitetit të artistëve të skenës, për projektin e Teatrit Kombëtar!”, shkroi Rama duke vijuar me pas me një citim të asaj që ka thënë aktorja Raimonda Bulku.

Por në këtë shkrim opozitari Luan Rama ka bërë një koment të gjatë, ku ai shkruan: “Teatri si festë. Edhe unë jam për një teatër të ri. E pas tij, edhe për një teatër tjetër, e për një tjetër më pas. Për shumë të tillë... E për më pak burgje natyrisht. Për më shumë aktorë, për më shumë artistë, për më shumë muzikantë, piktorë, poetë, për më shumë krijues e për më pak policë, për më pak gardianë. Njësoj si unë besoj se e duan një teatër të ri të gjithë ata që e duan qytetin, jetën e tij, historinë e tij, artin në tërësi dhe teatrin si tempull të artit. Sepse Tirana e sotme e më shumë ajo e nesërmja ka nevojë për teatrin. Për teatrin si institucion, për teatrin si tempull, për teatrin si vend të shenjtë”.
Shkrimi vijon gjatë, ku mes të tjerave z.kryetari i LSI-së shprehet se, “Le të ribëhet nga e para i gjithë ansambli monumental e kulturor me emrin “Skandërbeg”, ashtu siç është projekti i ruajtur, natyrisht me të gjitha kondicionet infrastrukturore që ofron koha dhe zhvillimi i teknologjisë sot. Kjo është një praktikë e njohur botërisht e nuk ka se pse të mos e aplikojmë edhe ne”.

edi_rama_luan_rama_2.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0036799907684326