INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pa prisni pak! Era Istrefi qenka gati, sapo na tregoi me këtë detaj se në performancën e saj në Rusi do të ketë diçka SHQIP?! [FOTO]

Pa prisni pak! Era Istrefi qenka gati, sapo na tregoi me këtë detaj se në performancën e saj në Rusi do të ketë diçka SHQIP?! [FOTO]

Publikuar më: 21:21 03-07-2018

Faleminderit Era, sa detaj i bukur! Këngëtarja shqiptare shkroi historinë duke u bërë pjesë e këngës zyrtare të kampionatit botëror të futbollit i cili po zhvillohet në Rusi.

Të gjithë prisnin që Era të këndonte në ceremoninë hapëse, por në fakt këngëtarja shqiptare do të performojë në natën finale që do të mbahet me 15 korrik dhe në një intervistë të fundit është shprehur se do të gjejë mënyrën për të treguar diçka SHQIP në performancën e saj.

Dhe mesa duket Era i ka nisur përgatitjet dhe po i befason të gjithë me këtë detaj. Ajo ka publikuar një video teksa ndodhet në Berlin dhe në krahun e saj të djathtë vihet re një tatuazh të cilin se ka patur më parë. Nuk dallohet mirë se çfarë është, por të krijon përshtypjen se është diçka që ka të bëjë me shqiponjën dhe një top futbolli në mes. Edhe juve ju duket kështu?

stref.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0024011135101318