INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pa prisni pak! Jordyn Woods ka bërë seks edhe me ish-in e Khloe Kardashian? [FOTO]

Pa prisni pak! Jordyn Woods ka bërë seks edhe me ish-in e Khloe Kardashian? [FOTO]

Publikuar më: 11:25 28-02-2019

Një skandal tradhtie ka përfshirë familjen Kardashian dhe prej ditësh po flitet për të. Mënjeherë pasi shpërtheu ky skandal, Jordyn Woods u përjashtua nga reality show i familjes, si dhe produktet e Kylie-t në bashkëpunim me të u nxorën në shitje me gjysmë çmimi. Ashtu siç pritej, edhe Khloe e ka hequr imazhin e Woods nga linja e saj e veshjeve, Good American.

Mirëpo zërat më të fundit që flasin për skandalin e tradhtisë, thonë se modelja 21-vjeçare ka shkuar dhe me ish-të dashurin e Khloe-s, James Harden 29 vjeç.

Sipas ‘The Blast’ , Jordyn ka shkuar dhe me ish të dashurin e Khloes, yllin e NBA, James Harden me të cilin Khloe ka qenë e lidhur për tetë muaj. Ata pohuan se këtë fakt modelja ja ka rrëfyer miqve të saj dhe siç thuhet kjo ngjarje ka ndodhur 2 ditë pasi basketbollisti është ndarë nga Khloe.

hadn.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032308101654053