INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pa prisni pak! Ndoshta e humbët detajin, Enca dhe Oriola Marashi sapo i bënë “diss” njëra-tjetrës? [FOTO]

Pa prisni pak! Ndoshta e humbët detajin, Enca dhe Oriola Marashi sapo i bënë “diss” njëra-tjetrës? [FOTO]

Publikuar më: 08:46 26-04-2018

Si mendoni ju?

Po bëhet më shumë se një vit që Enca dhe Noizy nuk flasin me njëri-tjetrin nëse nuk gabojmë me shifrat. Reperi i njohur ka “rekrutuar” në grupin e tij OTR modelen e njohur Oriola Marashi me të cilën siç kemi parë në rrjetet sociale ka një marrëdhënie shumë të mirë dhe një pjesë e mirë e postimeve të tij janë me të.

Por postimet e modeles seksi dhe Encës jo rrallë herë janë komentuar si “thumba” ndaj njëra-tjetrës dhe e njëjta gjë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar.  Enca ka publikuar një video në Instastory ku kishte fokusuar një zjarr të ndezur dhe pak më vonë të njejtën gjë bëri edhe Oriola e cila kishte dalë për “jetë nate” me çunat e OTR.

Por me siguri Enca do e ketë parë këtë postim të Oriolës dhe postoi një tjetër video me zjarr. Edhe juve ju duket si thumbin apo jo?

collageend.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0031869411468506