INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Padija lidhet ngushtë me varfërinë! Studim për situatën në Tiranë[VIDEO]

Publikuar më: 12:28 16-01-2019

Varfëria nuk ndihmon aspak që të shkollohesh. INSTAT gjatë rishikimit të hartës së varfërisë, ka zbuluar se fenomeni në Tiranë është i kategorizuar sipas statusit arsimor. Mbi 48% e të varfërve në Tiranë kanë mundur të kryejnë vetëm arsimin 9-vjeçar. Problemi thellohet tek ata të varfër me arsim të mesëm. Sipas përllogaritjeve të INSTAT gjimnazin e kanë ndjekur vetëm 15.2% e të varfërve. Ndërsa ata që kanë diplomë të arsimit profesional janë më pak të varfër, se sa ata me arsim të përgjithshëm, pasi zotërojnë një peshë më të vogël, 14.8 % të totalit.

Pjesa më e madhe e personave me arsim të lartë janë më pak të varfër. Vetëm 3% e të rinjve nga shtresat në nevojë kanë ndjekur universitetet.
Anketa tregon dhe anën tjetër të medaljes ku shihet se, më i lartë të jetë niveli arsimor aq më e ulët është varfëria. Në totalin e personave jo të varfër në Tiranë mbi 26% i përkasin atyre me arsim të lartë. Kurse arsimin e mesëm të përgjithshëm dhe atë profesional e kanë përfunduar 22.4% dhe 19.9% e personave jo të varfër.

Article Logic
Execution time: 0.0039198398590088