INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pagjumësia vret jetën tuaj sociale

Pagjumësia vret jetën tuaj sociale

Publikuar më: 11:50 16-08-2018

Pagjumësia vret jetën tuaj sociale, është ky përfundimi i një studimi të fundit të realizuar nga universiteti në Kaliforni.Kërkuesit shkencorë zbuluaan se njerëzit që flenë pak ndihem më të vetmuar dhe më pak të prirur për të patur raporte sociale më të tjerët. Më keq akoma, nënvizojnë shkencëtarët distancimi që ndjejnë i bën njerëzit që flenë pak edhe më pak atraktivë ndaj të tjerëve.

Studimi amerikan u përpoq të hidhte më shumë dritë rreth lidhjes që ekziston mes humbjes së gjumit dhe të shndërruarit në një person të izoluar “ Në humanët jemi specie sociale.

Dhe pagjumësia mund të na shndërrojë në persona pak të shoqërueshëm” shprehete një nga specialistët e studimit duke nënvizuar se në SHBA përshembull një në tre persona nuk flejnë mjaftueshëm 7 orë, sic edhe rekomandohet.

Për më tepër pagjumësia shton risqet që të prekeni nga një sërë sëmundjesh kronike të cilat kanë edhe ndikim në shëndetin mendor. Studiuesit zbuluan se skanimet e trurit të personave të privuar nga gjumi kur shikonin videoklipe të të huajve që ecnin drejt tyre treguan aktivitet të fuqishëm të rrëmujës sociale në rrjetet nervore që zakonisht aktivizohen kur njerëzit ndiejnë se hapësira e tyre personale është duke u pushtuar.

Humbja e gjumit prek ato pjesë të trurit në rajonet e trurit që normalisht inkurajojnë angazhimin shoqëror.

“Sa më pak flini, aq më pak dëshironi në ndërveproni në shoqëri” u shpreh një nga mjekët e studimit. Dhe si pasojë njerëzit që ju rrethojnë ju konsiderojnë pak miqësor cka ndikon edhe më tepër në izolimin dhe vetminë e një personi.Për më tepër eksperimentet e kryera nga specialistët amerikanë zbuluan se sasia e gjumit që një person mori nga një natë në tjetrën parashikoi me saktësi se sa të vetmuar dhe të paqëndrueshëm do të ndiheshin ditën tjetrën.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038719177246094