INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Palët kanë rënë dakord edhe për zgjedhje të parakohshme. Përgatiten detajet e fundit”

“Palët kanë rënë dakord edhe për zgjedhje të parakohshme. Përgatiten detajet e fundit”

Publikuar më: 16:39 15-05-2019

Marrëveshja politike tanimë është e arritur. Zgjedhjet lokale do të shtyhen, madje është vendosur dhe për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Kështu është shprehur ish-ministri i Financave, Arben Malaj. 

“Do arrihet fillimisht një marrëveshje që zgjedhjet vendore të shtyhen pak. Hapi i dytë do të jetë krijimi i një qeverie tranzitore, që nuk do të zgjasë deri në zgjedhjet e 2021, por deri në zgjedhjet e parakohshme, dhe duket që palët kanë rënë dakord që kur të arrijnë marrëveshjen për zgjedhjet vendore të kenë caktuar edhe datën e ardhshme. Periudha nga zgjedhjet vendore tek ato parlamentare i jep kësaj qeverie transitore mandatin për një reforme politike', tha Arben Malaj në “A2 CNN”.

Malaj nuk është i vetmi që me bindje thotë se marrëveshja është e arritur. Dje ishte ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi që tha se, është e vendosur që zgjedhjet vendore të shtyhen për në tetor. "Zgjedhjet do të bëhen në tetor, kanë rënë dakord. Zgjedhjet lokale, të Kuvendit mbase janë vitin tjetër”, tha ai.

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0036799907684326
    array(1) { ["section"]=> string(89) "palet-kane-rene-dakord-edhe-per-zgjedhje-te-parakohshme-pergatiten-detajet-e-fundit-93877" }