INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Paloka: Rama i pafytyrë, i tregon botës Amerikën e re, shqiptarëve u heq bukën e gojës

Paloka: Rama i pafytyrë, i tregon botës Amerikën e re, shqiptarëve u heq bukën e gojës

Publikuar më: 13:41 25-02-2018

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka përmes një statusi në rrejtin social në Facebook e ka cilësuar të pafytyrë kryeministrin Edi Rama, i cili sipas tij nga njëra anë promovon Shqipërinë turistike me tituj bombastikë në rrjetet sociale e nga ana tjetër u heq ndihmën ekonomike mijëra familjeve duke u treguar si alternativë të vetme largimin nga vendi.

Postimi i plotë i Palokës
I pafytyri , qe jo me larg se dje ju tregoi mijera familjeve ne mjerim, rrugen e largimit nga vendi si “zgjidhje” te problemit te tyre, ka gjetur nje zbavitje te re e cinike.

Çdo mengjes ju paraqet shqiptareve tituj gazetash apo reportazhe mediash te huaja qe flasin per Shqiperine virtuale te Rames e qe nuk jane gje tjeter perveçse artikuj te porositur qe paguhen ne hapësirat e reklames po me parate e shqiptareve .

Tituj bombastik dhe qesharak per cdo shqiptar qe jeton ne boten reale te Rames kryeminister. Mjafton te kujtosh disa prej tyre ku Shqiperia e Rames konsiderohet si “Amerika e sotme per italianet” qe jane sulur te punojne e jetojne ketu apo si “ishujt Seyshelles te Evropes”…

Promovimi i Shqiperise turistike eshte nje nga detyrat e ministrise se turizmit dhe per artikujt promovues ne mediat e huaja ka nje fond te caktuar ne buxhetin e kesaj ministrie, para te marra nga taksat e shqiptareve per te promovuar Shqiperine turistike.

Po kur parate qe ju merren shqiptareve, perdoren jo per promovimin e Shqiperise turistike po per ti bere reklame Rames si kryeminister atehere kjo eshte edhe vjedhje edhe tallje me shqiptaret.

E akoma me cinike behet situata kur keto i publikon nje kryeminister i cili vetem nje dite me pare, pasi ju ka hequr dhe buken e gojes mijera familjeve shqiptare, ju tregon atyre rrugen e ikjes. Nje kryeminister qe ka larguar tanime rreth 400 mije shqiptare nga vendi e tallet duke paguar po me parate e shqiptareve, reportazhe ku flitet per dyndje te italianeve drejt Shqiperise “Amerika e re …”

Eshte e vertete qe Rama dhe shpura e tij kane gjetur El Dorado-n , po shqiptaret nuk mund dhe nuk duhet te pranojne te trajtohen si indianet e Amerikes nga keta konkuistatore te popullit te tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0028190612792969