INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Panuçi për t’i vërtetuar të gjithëve sa i vlen lëkura, ky është formacioni i mundshëm ndaj Turqisë

Panuçi për t’i vërtetuar të gjithëve sa i vlen lëkura, ky është formacioni i mundshëm ndaj Turqisë

Publikuar më: 18:34 22-03-2019

Shqipëria do të ketë sonte përballjen e parë për kualifikueset e “Euro2020”, në “Loro Boriçi” me ekipin e Turqisë.

Christian Panucci është shprehur entuziast për sfidë, ndërkohë edhe homologu i tij turk tha se të dyja ekipet e njohin mjaft mirë njëra-tjetrën.

Dy kombëtaret shihen si të barabarta me njëra-tjetrën. Deri tashmë janë shitur 8 mijë bileta dhe pritet ardhja e 1 mijë tifozëve turq, për suport.

Për formacionin në fushë pritet që Panuçi t’i qëndrojë besnik skemës klasike 4-2-3-1, me një sulmues pykë, ku Sadiku tashmë është zyrtarizuar jashtë rrezikut të dëmtimit. Ndërkohë në mbrojtje ka dilema goxha të mëdha për qendrën. Gjimshiti dhe Ismajli duken si dyshja më kompakte, por mund të ketë surpriza. Ndërkohë për krahët e saj kapiteni Hysaj pritet në të djathtën, ndërsa Veseli në të majtën.

Qendrën e mesfushës thuhet se Panuçi do t’ja besojë të rikthyerit Abrashi, që me mushkëritë e tij pritet të bëjë diferencën, si dhe Xhakajt i cili ndihmon edhe në prapavijë duke ndaluar kundërsulmet e armikut.

Ata që do të ndihmojnë sulmin me furnizimin e topave pritet të jenë Grezda dhe Uzuni nga krahët, ndërsa Memushaj si trekuartist në qendër.

Panuçi do të përpiqet që të lërë pas shijen e hidhur në kualifikueset e Nations League, ku ai bëri mjaft eksperimente me skuadrën, ndërsa tashëm idetë e tij duken të qarta.

 

Article Logic
Execution time: 0.003803014755249