INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Panuçi shpall listën e të grumbulluarve, surpriza në emrat e kombëtares për dy ndeshjet e kualifikueseve

Panuçi shpall listën e të grumbulluarve, surpriza në emrat e kombëtares për dy ndeshjet e kualifikueseve

Publikuar më: 16:35 14-03-2019

Rikthime të mëdha, mungesa të rëndësishme dhe emra që habitën me lënien e tyre jashtë. Trajneri Panuçi shpalli listën e të grumbulluarve për dy ndeshjet e radhës së kombëtares shqiptare në kualifikueset e “Euro 2020” me Turqinë dhe Andorrën.

Nga kampionati shqiptar i vetmi i grumbulluar ishte portier Alban Hoxha. Ndërkohë pas dëmtimeve të gjata rikthehen Sadiku në sulm dhe Abrashi në mesfushë. Dy rikthime që priten të bëjnë diferencën.

Një ftesë më se e merituar për Kristal Abazajn dhe Kristi Qosen. Dy të rinjtë të cilët po korrin sukses përkatësisht me ekipin e Ojisek dhe Ruzemberok.

Tek lojtarët të cilët janë lënë jashtë mund të përmenden Manaj, Bare, Lenjani, Llullaku dhe Sabien Lilaj.

Ndërkohë përsa i përket dëmtimeve, Roshi nuk i’a doli dot të rikuperohej së bashku me Sokol Cikalleshin. Ndërsa kapiteni Mërgim Mavraj, gjendet i pezulluar me 3 ndeshje për shkak të kartonit të kuq në ndeshjen e fundit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034761428833008