INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Papërgjegjshmëria e  prindërve të ndarë

Papërgjegjshmëria e prindërve të ndarë

Publikuar më: 10:37 25-06-2018

Shpesh dëgjoj prindër që janë të divorcuar si bashkëshortë dhe që shajnë e përgojojnë njëritjetrin pa as edhe një lloj çensure. Harrojnë se disa kohë më parë këta prindër, pasi si prindër nuk ndahen dot, ishin burrë dhe grua, ndertuan sëbashku familjen dhe linden e rriten fëmijë. Për arësye që shpesh nuk u jepet shpjegim, këta dy bashkëshortë dhe prindër nuk mund të jetojnë më bashkë dhe kështu vendosën të ndahen. Deri këtu gjithçka është në rregull, por ajo që nuk shkon dhe që provokon një ndjesi të keqe është papërgjegjshmëria e këtyre prindërve të ndarë si bashkëshort që shajnë e përgojojnë njëri tjetrin. Inati që i pushton i bën të harrojnë fëmijët e tyre. As që kujtohen për ta, kur shajnë dhe përgojojnë njëritjetrin me njerëz të ndryshëm. Mbase kanë të drejtë të inatosen dhe i kanë hak të sharat dhe etiketimet, por fëmijët si të bëjnë që nuk kanë tjetër nënë apo baba? Këta prindër duhet të mendojnë si për veten e tyre, ju vjen mirë tu shajë njeri prindërit, jo nuk u vjen mire, madje nuk lejojnë njeri t’u thotë një fjalë. Po fëmijëve pse ua bëjnë këtë të keqe? Fëmijët vuajnë shumë nga ngjarje të tilla, madje, në të shumtën e rasteve mendojnë se janë ata fajtorët, që nëna apo babai nuk do të jenë më bashkë dhe shkojnë deri aty sa mendojnë që prindërit nuk i duan. Prindërit duhet të flasin me fëmijët dhe t’u tregojnë të vërtetën fëmijëve, madje e kanë për detyrë, por brënda etikës, ku fjalët të zgjidhen me kujdes dhe sidomos toni me të cilin shprehen. Të sharat dhe etiketimet nuk tregojnë gjë tjetër përveçse të ndjerit viktimë. Ata të dy, prindërit, duhet të sigurojnë fëmijët, që edhe pse të ndarë si burrë e grua ata do të mbeten gjithmonë prindëri të tyre dhe, që i duan shumë.

Me leje të posaçme nga Lira Gjika.

Article Logic
Execution time: 0.0037479400634766