INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Papunësia në Shqipëri shumë e lartë! Shpërndarja sipas qarqeve...[VIDEO]

Publikuar më: 12:08 13-12-2017

Papunësia në vendin tonë vijon të jetë e lartë dhe me pasoja të ndjeshme në ekonomitë e familjeve. Madje po ndikon seriozisht dhe në uljen e numrit të popullsisë për faktin se po lindin pak foshnja apo dhe shumë të rinj po braktisin vendin.
Po ku janë më të përqëndruar të papunët?
Sipas INSTAT, Vlora pati normën më të lartë të papunësisë në vend në tremujorin e tretë të vitit, me afro 24.6%. Më pas vjen Tirana me 17% që mban dhe niveli më i lartë pas qarkut të Vlorës. Vetëm 64.2% e grupmoshës 15-64 vjeç, në Tiranë janë të aktivizuar në tregun e punës. Ndërsa pjesa tjetër afro 36% janë ose të papunë ose në pension të parakohshëm.
Teksa mesatarja kombëtare e papunësisë është 13.6%, Vlora, Tirana, Durrësi, Kukësi dhe Lezha e kanë më të lartë. Ndryshe nga këto qytete paraqiten qarqet Dibrës dhe Korçë, ku papunësia është më e ulët dhe se mesatarja me respektivisht 6.7% dhe 7.3%
Po gjithësesi në harkun kohor të një viti papunësia është ulur në Tiranë me 2.5%  dhe në Durrës me rreth 3%. Ndërsa në qarkun më të varfër të vendit atë të Kukësit, papunësia u rrit më tej me rreth 5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038399696350098