INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Paralajmëron sërish lideri i opozitës greke:Ta dëgjojë mirë Tirana…

Paralajmëron sërish lideri i opozitës greke:Ta dëgjojë mirë Tirana…

Publikuar më: 16:51 15-06-2019

Lideri i Demokracisë së Re Kyriakos Mitsotakis, brenda 24 orëve në intervistat e tij në dy kanale televizive private, i është referuar midis të tjerash në programin e tij parazgjedhor, edhe marrëdhënieve me Shqipërinë si një nga pikat kryesore të politikës së Jashtme që ai do zbatojë pas zgjedhjeve të 7 korrikut, për të cilat beson se do t’i fitojë me diferencë të madhe nga partia qeveritare Syriza.

“Dua ta them edhe tek ky emision dhe ta dëgjojnë mirë edhe në Tiranë se ecuria europiane e Shqipërisë nuk do të ketë asnjë të ardhme nëse Shqipëria nuk respekton me vepra të drejtat e minoritetit kombëtar grek”, tha Kyriakos Mitsotakis lideri i Demokracisë së Re.

Një ditë më parë Mitsotakis i kishte çuar mesazh Tiranës duke paralajmëruar edhe per sanksione në rrugën e saj europiane dhe marrëdhëniet bilaterale.

Article Logic
Execution time: 0.003864049911499