INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Parashikimi i motit, mësoni si do të jetë koha në ditën e sotme

Parashikimi i motit, mësoni si do të jetë koha në ditën e sotme

Publikuar më: 10:07 27-05-2018

Vijon dominimi i kthjellimeve me vranësira kalimtare gjatë paradites në të gjithë vendin. Ndërsa pas mesditës vranësirat shtohen gradualisht në territor dhe kryesisht në zonat Verilindore dhe Juglindore ku gjatë pasdites priten shira të dobët dhe të izoluar.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke shënuar maksimume termike mbi 31°C, në disa qytete të Shqipërisë.

Era do të fryjë e lehtë dhe rrallë-herë mesatare, me shpejtësi 33 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det vijon dallgëzimi 2 – 3 ballë.

Article Logic
Execution time: 0.00382399559021