INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas Camila Cabello-s, një tjetër vajzë largohet nga Fifth Harmony? Këngëtarja publikon këngën e re [VIDEO]

Pas Camila Cabello-s, një tjetër vajzë largohet nga Fifth Harmony? Këngëtarja publikon këngën e re [VIDEO]

Publikuar më: 14:01 10-01-2018

“All Night” kënga ideale që prisnin të gjithë. Por prit? Largohet edhe kjo këngëtare nga '5H' pas Camila Cabello-s?

Ështe bashkëpunimi më i ri mes Steve Aoki dhe vokalistes së grupit “5H”, Lauren Jauregui. Kënga është ritmike dhe zëri i vokalistes së “Fifth Harmony” të bën ta dashurosh këtë këngë jo vetëm nga teksti por nga gjithçka. Madje po pëlqehet mjaft mirë dhe është bërë trend në YouTube.

Kur të gjithë menduan se Fifth Harmony do të jenë më të forta dhe bashkuara pas ndarjes nga Camila, u pa se Lauren edhe po devijon pak. “All Night” në bashkëpunim me Aoki është një histori dashurie dhe është bashkëpunimi i 4 që ka bërë Lauren jashtë “5H”. Si fillim u shfaq te Halsey me Strangers, Marian Hill me “Back To Me,” and Ty Dolla $ign’s “In Your Phone.”, ky i fundit është edhe i dashuri aktual i këngëtares.

Por fansa të “Fifth Harmony” mos u shqetesoni pasi Lauren ka treguar se nuk ka ndërmend të dalë si artiste solo apo të largohet nga grupi. Më poshtë mund të shihni kripin mëtë përfolur të momentit./intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0033929347991943