INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas koncertit në Tiranë, Daddy Yankee ka gati bashkëpunimin me këngëtaren e famshme [FOTO]

Pas koncertit në Tiranë, Daddy Yankee ka gati bashkëpunimin me këngëtaren e famshme [FOTO]

Publikuar më: 09:06 07-08-2018

Me siguri ata që kanë qenë të pranishëm në koncertin e tij në Tiranë, e kanë shijuar dhe nuk kanë mbetur të zhgënjyer nga ritmet e nxehta latine. Ndërsa menjëherë më pas ylli portorikan duket se është nisur për në New York, ku dhe po xhiron videon për bashkëpunimin më të ri. Sipas Billboard, Janet Jackson dhe reperi i ‘Despacito’ pritet të vijnë me një duet i cili flitet se do të mbajë titullin “Made For Now” ndërkohë që pjesë të shkëputura nga videoja kanë nisur të qarkullojnë që tani në internet.

Ende nuk ka një datë publikimi të videos.

Jackson i rikthehet muzikës që pas publikimit të albumit “Unbreakable” në 2015-ën, ndërkohë që Daddy Yankee ka lançuar disa singëlla këtë vit, përfshirë edhe bashkëpunimin me Steve Aoki ‘Azukita”.

CxcyFLP.jpg

janet5.jpg

 

janet2-1024x1024.jpg

 

original_rs_600x600-180502102432-600.janet-jackson-tour.5218.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032169818878174