INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Pas krimit të trefishtë në ish-bllok, njerëzit e quajtën VRASËSE dhe çfarë s'i thanë, reagon për herë të parë Elvana Gjata [FOTO]

Pas krimit të trefishtë në ish-bllok, njerëzit e quajtën VRASËSE dhe çfarë s'i thanë, reagon për herë të parë Elvana Gjata [FOTO]

Publikuar më: 20:10 05-10-2018

Janë publikuar fotot e tre personave të shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e ish-Bllokut. Mes tyre është edhe i dashuri i Elvana Gjatës, Ervin Mata, 31-vjeç. Identiteti i tij është mbajtur i fshehtë gjithë këtë kohë pasi ai ka qenë i fejuari i këngëtares Elvana Gjata prej dy vitesh tashmë. Mata është pronar i një hoteli të njohur në kryeqytet dhe zotëron disa biznese.

Këngëtarja e njohur Elvana Gjata sipas të dhënave të policisë është bërë “mollë sherri” për përleshjen e dy grupeve në zonën e ish-blloku mbrëmjen e djeshme.
Elvana Gjata u thirr për të dëshmuar ditën e sotme në polici, ku qëndroi për rreth 20 minuta dhe u tha që ishte në gjendje të rënduar psikologjike.

Pas kësaj ngjarje një tjetër episod ka ndodhur me këngëtaren e famshme, ku në profilin e saj të instagramit kanë shpërthyer dhjetra komente ofenduese në lidhje me vrasjen e mbrëmshme.

hh.jpg

kaggg.jpg

dg.jpg

Madje shumë ishin komentet ku e quanin këngëtaren vrasëse dhe komente nga më negative, por vlen të thuhet se edhe shumë të tjerë mbajtën anën e Gjatës. Por këto komente tashmë nuk gjenden më pasi vetë Elvana ka reaguar nëpërmjet Instagram-it të saj duke mbyllur çdo koment, ku kishte mbi 500 komente, por tani nuk gjenden më dhe është e drejta e Elvanës të bënte këtë reagim, pasi këto komente nuk e ndihmonin por përkundrazi./intv.al/

elii.jpg

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0010740756988525
    array(1) { ["section"]=> string(131) "pas-krimit-te-trefishte-ne-ish-bllok-njerezit-e-quajten-vrasese-dhe-cfare-s-i-thane-reagon-per-here-te-pare-elvana-gjata-foto-74245" }