INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas largimit nga PORTOKALLI, Olsi Bylyku do të rikthehet sërish?! Flet për herë të parë aktori: Mendoj që…[FOTO]

Pas largimit nga PORTOKALLI, Olsi Bylyku do të rikthehet sërish?! Flet për herë të parë aktori: Mendoj që…[FOTO]

Publikuar më: 15:29 17-10-2019

Roli i ‘Kimikatit’ e bëri shumë të njohur aktorin e humorit Olsi Bylyku në ‘Portokalli’. Pas largimit nga ky spektakël, ai u bë pjesë e ‘BE Coffee’.

Ndërsa ky sezon Olsin e gjen tek ‘Klanifornia’. I ftuar në ‘Rreze dielli’, aktori ka rrëfyer emocionet në spektaklin më të ri tek i cili ai është pjesë.

“Po ndihem shumë mirë te Klanifonia, shkojmë mirë dhe kemi harmoni dhe kimi mes aktorësh, po fillojmë bashkëpunimet me njëri tjetrin, secili po bëntë më parë personazhet e veta, por tani po bëjmë numra të përbashkëta.

Më kishte marrë malli për publikun, që vjen kur do, duartroket kur do, më kujtohen daljet e mia të para, e marr emocionin më shumë tani. Javën e parë nuk kam zgjedhur të kisha personazhe të reja, por erdha me rolet që kisha dhe me monologun, pikën time të fortë.

Kam risjellë personazhin e Alba Hoxhës, që ajo e priti shumë mirë. Më mungon Be Coffee, më mungojnë personat me të cilët kam bashkëpunuar, Suada, Besi, Erioni, ishim si një familje, një staf i vogël, por Be Caffee, ishte një spektakël i madh që bëhej me vetëm 5 veta”, tha Olsi.

Por pyetjes nëse do kthehet më në ‘Portokalli’, aktori i është përgjigjur se është shumë konfuz për këtë pjesë.

“Jam konfuz shpesh ja bëj vetes këtë pyetje. Mendoj që deri ketu ku jam është risk nga Zoti. Në Portokalli mendoj që nuk mund të kthehem, mendoj që atje dhashë aq sa dhashë”, tha ai.

lsi.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035350322723389