INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas menaxhimit të Krenarit, Luana nuk ndalet me koncerte, por i ndodhi e papritura! E shihni këtu [VIDEO]

Pas menaxhimit të Krenarit, Luana nuk ndalet me koncerte, por i ndodhi e papritura! E shihni këtu [VIDEO]

Publikuar më: 08:26 23-07-2019

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca po jeton momentet me të lumtura të jetës së saj. E nisi me moderim duke u bërë një ndër moderatoret më të pëlqyera nga publiku dhe më pas Luana sfidoi veten në muzikë e deri tani i ka ecur goxha mirë.

Ndoshta në këtë sukses ka pak dorë edhe menaxheri i njohur Krenar Çoçaj i cili thuhet se është i dashuri i saj edhe pse ata se kanë pranuar këtë, por janë fotografuar disa herë bashkë, madje edhe në koncertet ku ka përformuar Luana.

Ata janë kapur sërish mat në aeroportin e Malpensas, në Milano, para pak ditësh, por nuk qëndruan shumë atje, pasi Luana ka në axhendën e saj disa koncerte. I fundit ishte mbrëmjen e kaluar në Ferizaj dhe pas koncertit, moderatorja ka publikuar në Instagram një video ku tregon surprizën e këndshme që i kanë bërë fansat.

Sigurisht që pjesëmarrja do ishte e madhe dhe nëpërmjet videos, Luana n aka treguar se fansat kanë printuar foto të këngëtares dhe poshtë tyre kanë shprehur admirimin që kanë për të, ndërsa një fans i ka dhuruar një varëse. 

Ç’bëri Luana? E vuri menjëherë në qafë.

Article Logic
Execution time: 0.0035531520843506