INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas ndarjes nga bashkëshorti, Arbana Osmani në një lidhje me këtë mashkull VIP që të gjithë e njihni?! [FOTO]

Pas ndarjes nga bashkëshorti, Arbana Osmani në një lidhje me këtë mashkull VIP që të gjithë e njihni?! [FOTO]

Publikuar më: 11:51 17-02-2019

Pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohet i dashuri i Arbana Osmanit?

Në të gjitha mediat online kohët e fundit është folur për një ndarje të mundshme mes Arbana Osmanit dhe bashkëshortit të saj. Madje disa prej tyre kanë shkruar që bashkëshorti i Arbanës është larguar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të kaluar këtë periudhë të vështirë.

Edhe pse ende nuk ka një burim zyrtarë për këtë ndarje madje as Arbana nuk ka lënë që të nënkuptohej asgjë nëse këto thashetheme mbeten në kuadrin e thjesht një thashethemi apo është një e vërtetë. Ndërkohë që të gjithë flasin për ndarjen e saj, vet moderatorja duket shumë e lumtur teksa mbrëmjet i kalon në shoqërinë e mikeshave të saj dhe një prej tyre është Xhemi Shehu.

Por një lajm i fundit po i çudit të gjithë.

Sipas burimeve të “Vip Magazine”, moderatorja e njohur ka lënë pas krahëve lidhjen 16-vjeçare dhe prej pak kohësh përflitet mund të jetë lidhur me Eduart Grishajn, regjisorin e programit të saj.

Një lajm të tillë e ka bërë publik edhe gazeta “Panorama”, sipas së cilës regjisori i këtij emisioni e ka shprehur afeksionin përmes mesazheve në rrjetet sociale.

“Përveç dëshmitarëve që i shohin bashkë Arbanën dhe Eduartin tek dalin për një gotë në kohën e lirë, njerëzit kanë vënë re afeksionin e tyre të bukur që e dëshmojnë me mesazhe të ëmbla dhe ngacmime në Instagram”, shkruan “Panorama”.

GIRT.png

 

Gjithçka mbetet në kuadër të hamendësimeve, përsa kohë që asnjë nga protagonistët nuk ka reaguar mbi thashethemet më të fundit.

osmt.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0022239685058594