INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas ndeshjes me Italinë, Lorik Cana do të shkelmojë për herë të fundit topin në këtë ndeshje të madhe

Pas ndeshjes me Italinë, Lorik Cana do të shkelmojë për herë të fundit topin në këtë ndeshje të madhe

Publikuar më: 17:07 22-10-2017

Kryendeshja e kampionatit francez këtë javë do të jetë përballja mes kryesuesve të PSG dhe ekipit më historik të Francës Olimpikut të Marsejës. Sfida e emërtuar “Le Classique” është përballja më emocionuese dhe me më shumë rivalitet në futbollin francez, por edhe më emocionues do të jetë ky takim për ish-kapitenin e kombëtares shqiptare Lorik Cana.
Cana do të shkelmojë topin e parë në sfidën kundër ekipit të tij të parë në fillimin e karrierës së tij si futbollist profesionist. Ish-kapiteni i kombëtares i ka shënuar në vitin 2005 PSG-së në kohën që luante për ekipin e Marsejës, që ndryshe nga sot ishte ekipi superior në Francë.
Ky do të jetë një moment tejet i veçantë për Canën që do të nderohet për kontributin e tij sportiv mes yjeve të klasit botëror si Neymar, Cavani, Dani Alves, Di Maria dhe shumë të tjerë.
Për tifozët e kombëtares kuq e zi, një ceremoni e veçantë lamtumire u zhvillua në stadiumin e Shkodrës “Loro Boriçi” për kapitenin që e drejtoi ekipin drejt mbërritjes historike në kampionatin europian “Euro 2016”.

Article Logic
Execution time: 0.0036561489105225