INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Pas seancës Rama "i përvishet" me ofendime gazetarëve [VIDEO]

Publikuar më: 13:09 25-10-2017

Një bisedë , një deklaratë aspak e zakontë e kryeministrit Rama pak minuta pasi Kuvendi votoi kundër arrestimit të Tahirit. Teksa gazetarët i bënin pyetje ky kreu i qeverisë është kapur me këta të fundit duke u thënë se nuk kanë kuptuar asgjë e madje madje nuk kanë munguar as fyerjet ndaj reporterëve. “Jeni të paditur skeni faj, nuk keni pse të dini ato që nuk janë pjesë e formimit tuaj, por mësoni.Shiko shiko cthotë, Flisni përcart. Shihni, jeni për të qarë hallin. Jeni implifikatorë të thathethemit". Aspak i qetë dhe me tone të ashpra kreu socialist, shigjetoi gazetarët. “Kokat e mëdha që tundin katundin mediatiatik” siç i etiketoi Rama, mesa kanë arritur t’ia humbin qetësinë kreyminsitrit. 

Edi Rama
“Imuniteti i deputetit ka rënë prej kohësh, nuk jemi në situatën kur diskutojmë t’ja heqim por t’ja lëmë imunitetin, e keni marrë vesh këtë, jo.. Ju skeni marrë vesh akoma dhe mund të qeshni por e vërteta është që jeni pjesë e këtij problemi të madhe ku akuzat kërcasin harados përditë dhe ju u përçoni si një tel bakri që as ka detyrën të logjikojë dhe as detyrën të kuptoj e as ka përgjegjësinë për atë që përçon. Sot jemi këtu jo për të mbrojtur një deputet, por kushtetutën Shqipërisë, ligjin dhe për të mbrojtur drejtësinë. Cili prej jush do pranonte që pronari ta çonte në burg me idenë që mbase dikush nga ju ka vjedhur ndonjë mikrofon dhe e ka çuar në shtëpi”-deklaroi Rama. Më tej duke ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve ai tha se “Për fatkeqësinë tuaj që as lexoni dhe as nuk doni të dëgjoni. Po të ishte kështu si thoni ju, atëherë cili është roli i Kuvendit të Shqipërisë, çfarë është, studio noteri që vjen të firmosësh e të vulosësh një certifikatë? Çfarë është komisioni i mandateve, një tufë hujësh që tunden sipas muzikës që ofron prokuroria? Këtu nuk bëhet fjalë për imunitetin, por këtu bëhet fjalë për një gjë ekstreme, arresti me burg. Dhe ju kam dëgjuar edhe ju, ju jeni më të pafajshmit në këtë situatë, dhe e kam fare të thjeshtë ta anashkalojë, po ata kokat e mëdha që tundin dynjanë nëpër llubet e katundin mediatik, po mirë pse cfarë ka? Lëreni të shkoj në burg një herë,pastaj shohim e bëjmë, pse ku jemi këtu në epokën e drurit” u shpreh kryeministri. Një tjetër pyetje e ka acaruar kryeministrin i cili i ëhstë përveshur reporterit “Shko lexo një herë, pastaj bëj pyetje. Pyetjet tuaj nga padituria, skeni për detyrë të dini pjesë që nuk janë, por ju keni për detyrë të lexoni. Përsëriteni prapë pyetjen, përsëriteni, prapë flisni përcart”-vijoji me fyerjet kreu i kabinetit qeveritar.

Article Logic
Execution time: 0.0040509700775146