INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas Tayna-s dhe Encës, Don Phenom do sjellë këngë me këngëtaren e njohur shqiptare! [FOTO]

Pas Tayna-s dhe Encës, Don Phenom do sjellë këngë me këngëtaren e njohur shqiptare! [FOTO]

Publikuar më: 17:32 09-05-2019

Don Phenom njihet gjerësisht si një nga reperët më të pëlqyer shqiptarë dhe bashkëpunimet e tij kanë rezultuar mjaft të suksesshme.

Përmendim këtu, bashkëpunimin me këngëtaren e njohur Enca të titulluar “Kujt po i han”, po ashtu këngën me Tayna-n të titulluar “Columbiana” që duhet theksuar që ka qenë hiti i verës vitin e kaluar duke arritur kështu mbi 41 milion klikime në platformën You Tube.

Ndërkohë së fundmi është raportuar nga “Prive.al” se një tjetër këngëtare shqiptare pritet që të bashkëpunojë me reperin e njohur.

Po flasim për Ronela Hajatin që thuhet se ka realizuar edhe këngën e re, edhe klipin e ri me Don Phenom dhe pritet që të publikohet gjatë kësaj vere.

ddd-2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036909580230713