INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas thashethemeve të ndarjes së Arbana Osmanit, zbulohen DETAJE të tjera! Bashkëshorti i moderatores merr vendimin e papritur [FOTO]

Pas thashethemeve të ndarjes së Arbana Osmanit, zbulohen DETAJE të tjera! Bashkëshorti i moderatores merr vendimin e papritur [FOTO]

Publikuar më: 22:37 22-01-2019

Arbana Osmani është një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar.

Ditët e fundit ajo ka qenë në qendër të mediave rozë pas disa thashethemeve të cilat thonë se ajo është në prag ndarjeje nga bashkëshorti i saj.

Lajmi u bë i ditur vetëm pak kohë më parë nga “iconstyle.al”, nga burime që bënë të ditur ekskluzivisht se pas konflikteve të shumta, moderatorja dhe bashkëshorti i saj kishin vendosur t’i jepnin fund martesës.

Sipas “Blitz” Arbana me bashkëshortin e saj nuk ndajnë më të njëjtën çati. Thuhet se ajo po nis një jetë të re me të birin.

Po ashtu, një tjetër detaj që dëshmon ndarjen e tyre është mosmbajtja e unazës në gishtin e martesës nga moderatorja.

Kjo është vënë re në fotot e saj të fundit në Instagram si dhe në emisionin që drejton.

Sakaq, informacione të reja kanë dalë në dritë lidhur me ndarjen e tyre.

Burime për “Panorama Plus” konfirmojnë se partneri i saj, pas ndarjes, ka udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të kaluar situatën e vështirë.

Pavarësisht gjithçkaje ende nuk është marrë konfirmim zyrtar nga vetë Arbana, e cila si gjithmonë është mjaft e rezervuar kur bëhet fjalë për jetën e saj private.

arbanaaa_osmanii.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0038042068481445