INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi e ‘tradhtoi’ i ati me veprimin ndaj Rita Orës, shihni ç’bëri vëllai i Dua Lipa-s [FOTO]

Pasi e ‘tradhtoi’ i ati me veprimin ndaj Rita Orës, shihni ç’bëri vëllai i Dua Lipa-s [FOTO]

Publikuar më: 16:17 22-02-2018

Dua Lipa dhe Rita Ora shkëlqyen në mbrëmjen e djeshme në eventin më të rëndësishëm në Britani, “BRIT Award 2018”. Edhe pse vajzat nuk e përkrahën njëra-tjetrën, i ati i Dua-s tregoi se e pëlqen vërtet Ritën dhe këtë e tregoi duke e mbështetur në Instagram. Dukagjin Lipa postoi një video në ‘Insta Story’ teksa shihej Rita duke performuar në skenën e BRITs. Ndërsa vëllai i saj, Gjin Lipa pati fatin të ngjitej në skenë bashkë me dy motrat e tij si dhe ditën e sotme ai shihej në cdo portal ndërkombëtar dhe shqiptar falë Dua-s, shkruan intv.al. Si duket Gjin është kënaqur pafund mbrëmjen e kaluar pasi ka patur rastin të takohej si dhe të bënte foto me artistët më të mëdhenj të momentit. Ai postoi në llogarinë e tij dy foto teksa shihet krah Ed Sheeran, Michael Dapaah dhe triumfuesi i mbrëmjes, Stormzy. Duhet thënë se edhe Dua ishte triumfuesja femër e natës së BRITs./intv.al/

dddrt_hw45.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0034270286560059