INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi fansat “e kryqëzuan” Rita Orën sepse uroi Pashkët me mbathje edhe mami Vera ka diçka për t’i thënë [FOTO]

Pasi fansat “e kryqëzuan” Rita Orën sepse uroi Pashkët me mbathje edhe mami Vera ka diçka për t’i thënë [FOTO]

Publikuar më: 19:06 02-04-2018

Mami ka gjithmonë të drejtë!

Rita Ora është një nga këngëtaret më të famshme në botë e cila ka shumë fansa, por fatkeqësisht ndodh ndonjëherë që ajo i mërzit ata. Diçka e tillë ka ndodhur jo më larg se dje, kur këngëtarja shqiptare uroi ndjekësit e saj për Pashkët, por zgjodhi një mënyrë disi ndryshe nga të tjerët.

Veshur vetëm me mbathje, bluzë të shkurtër dhe me dy veshë lepurushi në kokë, Ora ka shkruar: “Gëzuar Pashkët”. Ndonëse për shumicën e ndjekësve kjo ka qenë mënyra ideale për të dhënë një urim ndryshe, të tjerë kanë patur një qendrim krejt të kundërt. “Është e diela e Pashkëve, jo festë e Playboy”, është shprehur njëri nga komentuesit. “Domethënë kështu i feston Pashkët ti? Çfarë është kjo festë për amerikanët?”, ka shkruar një tjetër.

“Sinqerisht, është një festë spirituale që nuk mund të evuolojë në termat e parasë”, ka thënë një nga fansat, ndërsa ka patur dhe nga ata që e kanë cilësuar si mosrespektim të figurës së Jezusit. Siç dhe mund të kuptohet, Rita nuk ka kthyer përgjigje, duke iu lënë vend kështu vetëm komenteve pozitive.

Nëse menduat se e ëma e saj Vera Ora do “i tërhiqte veshin” gaboheni, sepse ajo ka komentuar thjesht një emoji “zog”, ndoshta në formë urimi, ndoshta në një formë për të mbështetur të bijën e saj.

ritinjaora.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036880970001221