INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi Harry Kane tha publikisht që është ''i dashuruar'' me Dua Lipën, reagon këngëtarja shqiptare, shihni çfarë ka bërë [FOTO]

Pasi Harry Kane tha publikisht që është ''i dashuruar'' me Dua Lipën, reagon këngëtarja shqiptare, shihni çfarë ka bërë [FOTO]

Publikuar më: 19:33 25-06-2018

Sulmuesi i Kombëtares së Anglisë, Harry Kane siç duket është një admirues i madh i këngëtares shqiptare, Dua Lipa. Një televizion brazilian i kërkon çdo lojtari që shënon hat-trick që të përzgjedhë një këngë që më pas ajo të lëshohet në studio. Dje ishte radha e Harry Kane, i cili shënoi tre herë ndaj Panamasë për t’u bërë golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës. Harry Kane kërkoi nga ekipi i TV brazilian që të lëshohej kënga e Dua Lipa dhe Calvin Harris “One Kiss”.“Hmmm, unë nuk isha i përgatitur për këtë lojë… Dua këngën One Kiss nga Calvin Harris dhe Dua Lipa”, tha sulmuesi i Anglisë, Harry Kane.

Sigurisht që kjo nuk mund të mos shikohej nga Dua Lipa e cila këtë kërkesë të Harry Kane e ka publikuar në instastory ku ka shkruajtur “YAAASSS MAN” dhe që kurrë më parë s’ka qenë kaq e përfshirë në futboll.

Më pas ajo ka publikuar një video tjetër teksa shfaqet Kane duke festuar një nga golat e tij, ndërkohë që në sfond është kënga e Dua Lipës.

dusa.jpg

dsan.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034749507904053